📌Policia Rrugore e Lezhës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë rrugore.

Akset monitorohen pandërprerë, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim menaxhimin e trafikut, si dhe evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti dhe të parkimeve të gabuara që bëhen pengesë për qarkullimin.

Gjatë muajit nëntor, janë vënë në pranga 46 drejtues mjetesh, nga këta 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 40 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu, janë ndëshkuar administrativisht në total 2830 drejtues mjetesh, konkretisht:
845, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
590, për parakalime të gabuara;
126, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
97, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
69, për mosvendosje të rripit të sigurimit;
15, për drejtim të mjetit pas përdorimit të pijeve alkoolike;
580, për parkime të gabuara;
508, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet e Policisë Rrugore vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor,🚦🚸 të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët 🚶🚸
#STOP❌shpejtësi❌alkool❌celular🚘

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu