Ballina Kronike 45 mijë dollarë për ‘ëndrrën amerikane’/ Dënohet grupi që trafikoi shqiptarët me...

45 mijë dollarë për ‘ëndrrën amerikane’/ Dënohet grupi që trafikoi shqiptarët me dokumente false nga Meksika

Pas 7 muajsh në proces gjyqësor, Gjykata e Posacme shpalli vendimin për një grup kriminal i cili trafikoi shtetas shqiptarë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këmbim të shumave të parave në vlerën e 40-45 mijë dollarë. Drejtuesi i këtij grupi Luc Melaj u gjet fajtor për veprat penale “Grup i Strukturuar kriminal”, “falsifikim dokumentash” , “dhënie ndihme për kalim kufiri në mënyrë të paligjshëm” dhe “armëmbajtje pa leje” dhe u dënua me 12 vite burg. Për shkak të gjykimit me procedurën e shkurtuar, Melaj përfitoi ulje dënimi me 4 vite, duke u dënuar përfundimisht me 8 vjet burg.

Dy anëtarët e tjerë të grupit Emanuel Melaj dhe Gëzim Camaj u dënuan me 6 vite burg dhe përfiton ulje dënimi me 4 vite për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm”. Për të dy ata, treshja e gjyqtarëve e përbërë nga Besmir Stroka, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri vendosën pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen e tyre në shërbim prove për një periudhë 3 vjeccare.Grupi kriminal ndihmoi 25 shtetas shqiptarë të hynin në mënyrë të paligjshme në SHBA , duke ndjekur itinerarin Shqipëri-Spanjë-Mekaikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata i pajisnin shqiptarët me dokumenta të falsifikuara duke u marrë secilit pagesa prej 40-45 mijë dollarë. Shqiptarët sipas organit të akuzës, ishin nga veriu i Shqipërisë, konkretisht nga  Malësia e Madhe, Shkodra, Lezha, Tropoja. Hetimet provuan se Luc Melaj e Gëzim Camaj mundësonin kalimin e qytetarëve gjatë hyrjeve dhe daljeve në Mal të Zi nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kryesisht franceze dhe i gjithë aktiviteti kriminal i kryer prej tyre ishte i mirëorganizuar dhe i ndarë me role konkrete. Gjykata e Posaccme në dispozitivin e shpallur, u shpreh se nëse vendimi do marrë formë të prerë në Apel, pasuritë e konfiskuara më herët ndaj anëtarëve te grupit kriminal do të kalojnë në favor të shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks