Ballina Aktualitet Zjarri në Shkodër, prefektja Duda: Vatra ndodhet në terren malor, s’ka rrezik...

Zjarri në Shkodër, prefektja Duda: Vatra ndodhet në terren malor, s’ka rrezik për banesat

Orët e vona të pasdites të së dielës ishin sfiduese për zjarrfikësit që po shuanin flakët në Bardhaj-Myselimaj të Shkodrës. Prefektja Holta Duda thotë se ndërhyrja vijon edhe sot, në një terren të vështirë, por situata është më e qetë dhe nuk ka rrezik për banesat.

“Është një terren shumë i vështirë për t’u aksesuar që vihet në mënyrë të koordinuar u pasi ulet intensiteti i vatrave me ndërhyrje nga ajri, ndërhyhet nga toka për të minimizuar dëmet dhe izoluar banesat. Në këtë moment situata paraqitet pak më e qetë. Vatra e zjarrit ka shtrirje, por në terren malor. Për banesat është evituar rreziku dhe janë nën orientim të afërt të efektivëve zjarrfikës”, thotë Duda.

Edhe në Tërbun që disa javë më parë flakët dogjën masivë pyjorë, po vijon operacioni për izolimin e vatrës.

“Një situatë mjaft problematike paraqitet edhe njëherë në zonën e Tërbunit, një fshat më poshtë nga ku kishim situatën e disa javëve më parë. Gjithë forcat operacionale vendore janë angazhuar dhe po ndërhyjnë në një terren të vështirë”, shprehet Duda.

Zjarrfikësve u janë bashkuar edhe banorë e vullnetarë që po ndihmojnë për shuarjen e flakëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks