Ballina Aktualitet Zhd*ket 15-vjeçari nga Postriba/ Shkoi në shkollë por nuk hyri brenda

Zhd*ket 15-vjeçari nga Postriba/ Shkoi në shkollë por nuk hyri brenda

Një 15-vjeçar nga Shkodra ka humbur kontaktet me familjarët që prej ditës së djeshme. Aurel Bibaj, ditën e hënë është nisur për në shkollë si gjithmonë bashkë me vëllain e tij, por pasi ka lënë në oborr vëllanë, vetë është larguar.

Shokët e shkollës e kanë parë për herë të fundit rreth orës 08:40 te Ura e Mesit, në Shkodër, por nuk dinë ku ka shkuar më tej. Babai i 15-vjeçarit banues në Postribë ka bërë denoncim në polici, por ende asnjë gjurmë prej tij.

Ai kërkon ndihmën e shqiptarëve për gjetjen e menjëhershme të tij pasi është tepër i shqetësuar se mund t’i ketë ndodhur diçka.
Numër kontakti: 0688148899

NJOFTIMI I POLICISË:

-Më datë 11.01.2024, ka kallëzuar shtetasi A. B., 39 vjeç, se është larguar nga banesa, djali i tij 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks