Ballina Aktualitet Zgjedhjet e 11 majit, Qeveria zgjat afatet e vlefshmërisë së dokumenteve të...

Zgjedhjet e 11 majit, Qeveria zgjat afatet e vlefshmërisë së dokumenteve të skaduara të identifikimit

Qeveria vendosi të zgjasë vlefshmërinë e dokumenteve të identitetit të skaduara, për të mundësuar votimin në zgjedhjet e 11 majit.

“Kjo situatë e krijuar do të zgjidhë shumë shpejt ngërçin. Janë rreth 500 mijë shtetas të cilëve u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit. Me miratimin e këtij akti të gjithë shtetasit shqiptarë do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ, duke u regjistruar në platformën elektronike”, tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

I pyetur nëse do të mundësohet votimi i personave që jetojnë jashtë dhe nuk kanë fare dokument identifikimi shqiptar, ministri u përgjigj: “Kjo nuk është e mundur të bëhet, pasi nuk e parashikon ligji. Të gjithë të tjerët tashmë do të kenë mundësi të regjistrohen në KQZ”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks