Ballina Aktualitet Zgjedhjet e 11 majit/ E ngarkuara me punë e SHBA i shkon...

Zgjedhjet e 11 majit/ E ngarkuara me punë e SHBA i shkon në zyrë ministrit Hoxha

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot në një takim, të Ngarkuarën me Punë të SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn me të cilën bisedoi rreth çështjeve të bashkëpunimit dypalësh, sidomos në fushën e sigurisë si dhe të kontributeve të palës amerikane për forcimin e Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese.

Në takim, ku ishin të pranishëm edhe diplomatë që shoqëronin Të Ngarkuarën me Punë VanHorn, Hoxha bëri një ekspoze lidhur me angazhimin e strukturave të Ministrisë së Brendshme në kuadër të procesit të ardhshëm elektoral të 11 majit, sidomos sa i përket Gjendjes Civile dhe Policisë së Shtetit.

Në një postim në rrjete sociale, Ministri Hoxha thekson se “prita sot të Ngarkuarën me Punë të SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn dhe stafin që e shoqëronte, me të cilët ndava një bisedë të frytshme rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin që shoqërohet me rezultate në rritje. E informova znj. VanHorn mbi angazhimin e strukturave të Ministrisë së Brendshme, posaçërisht Policisë dhe GJC, në raport me detyrat dhe përgjegjësitë për procesin elektoral të 11 Majit, si dhe me disa të dhëna nga sondazhi i fundit që mat perceptimin e publikut për sigurinë dhe punën e Policisë.”

Gjatë takimit, Ministri i Brendshëm ka falënderuar posaçërisht përfaqësuesen e SHBA për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë agjencitë amerikane në forcimin dhe modernizimin e Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjkzbatuese.

“Pata mundësinë të shpreh gjithashtu falënderime për kontributin e palës amerikane dhe partneritetin, sidomos për Policinë e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, në funksion të rritjes së sigurisë për qytetarët në të dy vendet,” theksoi ministri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks