Policia e Durrësit thotë se ka goditur një tjetër rast të tentativës për tregtim të lëndëve eksplozive.
Një 44-vjeçar u kap në flagrancë në Maminas, kur sapo kishte zbritur nga një automjet i transportit publik.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shpinës së të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 kallëpë lënde plasëse C4 dhe 5 kapsolla detonatore. Informoi policia e Durrësit.
Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për identifikimin dhe kapjen e personit që do të blinte lëndët plasëse, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit F. D banues në Manzë, Durrës.
Ai u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“. Operacioni u kodua “Stacioni”