Në Shkodër fitorja e 11 Majit do të jetë qershia mbi tortë e fitores së Partisë Socialiste 🌹në të gjithë Shqipërinë. Me kryeministrin Edi Rama dhe drejtuesin politik Benet Beci nisëm zyrtarisht si “Skuadër e re për Shqipërinë në Bashkimin Evropian”, rrugëtimin tonë drejt një finishi që do të jetë ai i duhuri për Shkodrën. Programi ynë ka në fokus qytetarin dhe vizioni për Shqipërinë 2030, është ai që na projekton si pjesë të familjes evropiane🇪🇺 E sotmja ishte një ditë e ngjeshur që nisi në Shirokë, për të vijuar me prezantimin e ”Paketës së Maleve”, që i jep një hov të ri zhvillimit të turizmit, e për ta përmbyllur me të rinjtë, energjia dhe lokomotiva e PS në këtë fushatë. Shkodra dhe Shqipëria e kanë në duar të ardhmen e tyre dhe vota për PS në 11 Maj është garanci për këtë!

#PS2030🌹
#Shkodra2030🇦🇱🇪🇺
#Shqipëria2030🇦🇱🇪🇺

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu