Kompania ajrore e fluturimeve ‘Wizz Air’ ka braktisur qytetarët shqiptarë në Francë duke i lënë në mes të udhëtimit. Avioni i cili ishte nisur nga Kanadaja, me linjë tranzit për në Paris e më pas do të mbërrinte në Tiranë, ka lënë qytetarët shqiptarë në kryeqytetin francez pa asnjë zgjidhje.
Në denoncimin e mbërritur nga një pasagjer, ai pohoi se është detyruar që të blerë sërish biletë 180 dollarë për t’u kthyer në Shqipëri, kjo pasi shteti francez nuk i pranon rimbursimin e biletës.