Një vrasje është shënuar në Shupenzë të Bulqizës në Qarkun e Dibrës në orët e para të kësaj të marte.

Mësohet se viktimë ka mbetur një 26-vjeçar, i identifikuar si Dritan Manjani, i cili sipas informacioneve paraprake është vrarë me kaçavidë.

Sakaq në pranga ka rënë edhe autori, Dorjan Dema. Ky i fundit e ka qëlluar disa herë me kaçavidë të riun duke i shkaktuar plagë të rënda që do i merrnin jetën. Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet një konflikt i vjetër midis autorit dhe viktimës. Policia ndërkaq ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu