Gjykata e Apelit ka lënë në burg Arsen Muskurtin, i cili vrau me armë zjarri të vëllanë dhe kunatën, Dritan dhe Nora Muskurti.

Gjykata hodhi poshtë kërkesën e 38 vjeçarit për burg me afat 30 ditor.

Avokati i Muskurtit ka kërkuar gjithashtu një akt ekspertimi të gjendjes së tij mendore.

Vendimi i plote

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim A.M, i dyshuar për kryerjen e veprave  penale “ Vrasjes për shkak të mardhënieve familjare” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 79/c dhe 278/1  të  Kodit Penal.

Me vendimin nr. 1824 Regj.Them, datë 01.09.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

– Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim A.M.

-Caktimin si mase sigurimi ndaj personit nen hetim A.M te mases se sigurimit personal ate “Arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 I K. Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim A.M, i cili kërkoi ndryshimin pjesërisht të vendimit, caktimin si masë sigurimi personal atë të “arrestit ne burg”, me afat 30 ditë, me qëllim kryerjen e akt ekspertimit psikologjik për verifikimin e gjëndjes së shëndetit mendor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu