Mungesa në sallë e Arbër Paplekajt, ish-efektivit të RENEA-s, të arrestuar për vrasjen e eksponentit të PS, Pjerin Xhuvanit, në Elbasan, detyroi shtyrjen e seancës paraprake në gjykatë.
Togat e zeza do të vendosnin nësë do të kalonin për gjykim dosjen hetimore të prokurorit Ridvan Suka, apo do urdhëronin rihetim të ngjarjen së shënuar katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Motivet e mungesës së Paplekajt nuk u bënë me dije, ndërsa mësohet se sallë ishin të pranishëm të gjithë personat e tjerë të përfshirë në përplasjen me armë që nisi për motive politike.
Ngjarja që përgjaku fushatën për zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit 2021 u shënua më 21 prill në lagjen 5 Maji, ku Anëtarë të Strukturës së PD për mbrojtjen e votës, ndaluan persona që sipas tyre po blinin vota për Partinë Socialiste.
Debatet përshkallëzuan në përplasje me armë, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, me profesion mjek dhe i njohur si aktivist i Partisë Socialiste.
Eltjon Bodinaku 32 vjeç; Emiljan Prenga, 39 vjeç; Pavlo Vuksani 50 vjeç, dhe punonjësja e policisë Xhensila Sota 27 vjeçe mbetën të plagosur.
Ish efektivi I forcës Speciale u vetëdorëzua në Polici më pas, ku deklaroi se qëlloi vetëmbrojtje.
Ai është I vetmi person në qeli për ngjarjen, për të cilën nën hetim janë edhe 9 anëtarë të tjerë të Strukturës së PD dhe efektivë të Policisë së Elbasanit.
Dy zëvendës drejtorët e policisë së Qarkut Elbasan, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi të cilët po hetohen me masën arrest shtëpie.
Ndërsa 6 efektivë të Forcës Shqiponja që mbërritën të parët në vendngjarje, janë pezulluar nga detyra pasi nuk reaguan për të shmangur konfliktin që përfundoi në vrasje.
Seanca e radhës ku do të vendoset fati i hetimit për përplasjen për motive politike do të mbahet më 14 shtator në orën 10:45.
Oranews