Një person ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarr të raportuara këtë të del në Shkodër.
Viktima është një djalë i ri, me inicialet E. Xh. Autoret kanë qene me motoçiklete dhe jane futur ne nje rrugice dytesore duke u larguar me shpejtesi ne drejtim te paditur. Në momentin që ka ndodhur vrasja i riu ishte brenda lokalit.
Sakaq uniformat blu kanë rrethuar zonën, po ashtu edhe Drejtori i Policisë Shkodër, ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë verifikimet kryesore.
Po shihen të gjitha mundësitë, nga kamerat dhe dëshmitarët për të identifikuar autorin.