Ballina Kronike Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, zgjaten me 3 muaj hetimet

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, zgjaten me 3 muaj hetimet

Zgjaten me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Shkodran Astrit Kalaja. Vendimi i prokurorisë së Tiranës u mor për shkak se nevojiten edhe disa veprime të tjera hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Astrit Kalaja u ekzekutua në sallën e gjyqit me 6 tetor 2025, sapo mori një vendim që nuk u mirëprit nga i riu Elvis Shkambi, i cili qëlloi në drejtim të tij. Kalaja humbi jetën gjatë transportimit në spitalin Universitar të Traumës, ndërsa ngjarja është konsideruar si një nga më të rëndat, të ndodhura të pakten dy dekadat e fundit. Prokuroria e Tiranës zbardhi ngjarjen, duke dalë në konkluzionin se Elvis Shkambi autori i dyshuar i vrasjes së bashku me xhaxhanë e tij Gjon Shkambi, hynë në sallën numër 3 të Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm për të dëgjuar vendimin. Menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Astrit Kalaja, Elvis Shkambi i cili ndodhej në sallë, ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistolete, dhe ka qëlluar disa herë në drejtim te gjyqtarit Astrit Kalaja. Pas këtij veprimi Shkambi i drejtoi pistoletën pales kundershtare ne proces, Ragip Kurtaj dhe Elvis Kurtaj, të cilët tentuan te dilnin nga salla, dhe qëllon një herë me armë zjarri në drejtim të tyre, ku Ervis  Kurtaj mbeti i dëmtuar në krahun e djathtë, ndërsa shtetasi Ragip Kurtaj i demtuar në pjesën e brinjëve në krahun e majtë. Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor asokohe sekuestroi armën e zjarrit, pistolete me mbishkrimin “Welt Waffen W. Germany, kaliber 765 mm, Browning”, më të cilën Elvis Shkambi, dyshohet se ka kryer vrasjen. Ndërsa në parkingun e Xhamisë së Namazgjasë,  u gjet automjeti i markës “Mercedez Benz, në pronësi të Gjon Shkambi, ku gjate kqyrjës dhe kontrollit të këtij automjeti, janë gjetur dhe sekuestruar në 31 cope fisheke te kalibrit 9 mm, ne dukje fisheke manover. Këto prova materiale janë në duart e organit të akuzës, që tashmë ka afat deri në muajin tetor kur mbuhet 1 vit nga vrasja, të zbardhi të gjithë dinamikën. Elvis dhe Gjon Shkambi mbahen të dy në qeli me masë shtrënguese “arrest në burg”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks