Dy vëllezërit, Arjon dhe Klisman Hasaj kanë mbërritur në Gjykatën e Shkodrës për tu njohur me masën e sigurisë.

Dy vëllezërit janë arrestuar pas vrasjes së 33-vjeçarit Ramazan Hasaj më 4 janar.

Arjon Hasaj ka pranuar se është autori i krimit të rëndë, ndërsa i vëllai Klisman Hasaj ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të vëllait.

29-vjeçari Arjon Hasaj ka treguar në detaje ngjarjen e rëndë, e cila ka ardhur sipas tij për shkak të lidhjes që viktima kishte me të motrën prej afro 6 vitesh.

“Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjerë, ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë. Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish-burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën”, ka deklaruar Arjon Hasaj.

Autori tregoi edhe mënyrën se si e futi në kurth Ramazan Matajn.

“Unë hapa një llogari false në Instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj. Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës. Armën e kam patur në shtëpi prej disa kohësh. Motra ka disa kohë që nuk jeton në banesën tonë, jetonte në Shkodër”, deklaroi autori i dyshuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu