Vllaznia turpërohet në Rrogozhinë, humbet me tre gola në një transfertë që në letër konsiderohej e lehtë. Në përballjen Rrogozhinase nuk ka asnjë histori në duelin mes Egnatias dhe shkodraneve të Mirel Josës që u shkatërruan si një kështjellë rëre me rezultatin 3-0.
Delarge gjen golin e dytë sezonal në po kaq javë duke zhbllokuar ndeshjen ndërsa të dytin e shënoi Emiljano Musta që la mbrojtjen për të vulosur fitoren e Egnatias ku Camaj shënoi një tjetër gol në pjesën e dytë.
I riu shqiptar nga Mali i Zi gjen rrjetën e dytë sezonale pas asaj të shënuar në ndeshjen debutuese të sezonit kundër Partizanit. Në krahun tjetër, Vllaznia zhgënjeu tërësisht në një ndeshje ku gaboi gjithçka dhe rikthehet në pikën zero pas dy fitoreve rresht me Kukësin dhe Tiranën. Ky është suksesi i dytë për rrogozhinasit e Edlir Tetovës që nisin të korrin frytet e merkatos së bollshme dhe cilësore të verës.