Vllaznia triumfon 1-0 në Rrogozhinë përballë Egnatias vendase, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Abissnet Superiore.
Një fitore me tepër vlerë për shkodranët që në një farë mënyre, marrin hak nga ai eliminim në Kupë gjatë mesjavës nga rrogozhinasit.
Fitorja e parë gjithashtu e Tomas Brdariç pas rikthimit në stolin kuqeblu. Një gol i Smajlit në minutën e 38-të do të ishte i mjaftueshëm që Vllaznia të dilte me 3 pikët nga “Egnatia Arena”.
Kukësi ka rënë zyrtarisht nga Superiorja. Humbja e fundit ndaj Teutës, mbylli të gjitha dilemat për verilindorët, që sezonin e ardhshëm, do të luajnë në Kategorinë e Parë.
Durrsakët triumfuan me rezultatin 0-2 në transfertë, falë golave të Dacit në fundin e pjesës së parë dhe Boçit në minutën e 89-të. Teuta me këtë sukses shkon në vendin e shtatë me 41 pikë, ndërsa Kukësi mban vendin e fundit me 26 pikë.