Ballina Aktualitet Vizita zyrtare në Vatikan, kryeministri Rama pritet nga Papa Leone XIV në...

Vizita zyrtare në Vatikan, kryeministri Rama pritet nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik

Kryeministri Edi Rama është pritur nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik. Ndër temat që u diskutuan mes Atit të Shenjtë ishin situata në Ballkan dhe rruga drejt integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Zyra e Shtypit të Selisë së Shenjtë bëjnë me dije se më pas, kryeministri u takua në Sekretariatin e Shtetit me Kardinalin Pietro Parolin dhe Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

“Në bisedimet e përzemërta – thuhet në një njoftim të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë – u vu në dukje marrëdhënia e mirë ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile”.
Ndër temat në qendër të bisedimeve – vijon njoftimi – ishin edhe çështjet kryesore rajonale, “përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks