Orë pas ore zbardhen detaje që e bëjnë më të komplikuar zbardhjen e autorësisë së vrasjes së emigrantit shqiptar Fatmir Ara në Itali.
Atuorët e krimit kanë qënë disa, viktima është torturuar para se të vritej e automjeti në përdorim të tij është djegur.
Sipërmarrës i vogël ndërtimi i firmës “Nuova Edile” e regjistruar rregullisht prej vitit 2012, banues në komunën Mathi në provincën e Torinos, Fatmir Ara kishte precedent penalë për trafik droge, i akuzuar në të shkuarën si kapo i një bande trafikantësh që fitonin mbi 700 mijë euro në vit, por që prej një viti e kishte shlyer dënimin me drejtësinë italiane.
Fatmir Ara është torturuar, lidhur në një pemë. Është rrahur, plagosur disa herë me thikë e më pas është masakruar më goditje armë zjarri që për hetimet e para janë më shumë se një, e ndoshta me psitoletë pistoletë e pushkë, raporton Ora News.
Por jo vetëm, automjeti në përdorim të viktimës, i gjetur i djegur, një stacion vagon, nuk është në pronësi të të vëllait siç u komunikua fillimisht, por në pronësi të një shqiptari tjetër që është i padisponueshëm prej disa javësh e nuk po gjendet të merret në pyetje nga autoritetet.
Autori nuk ishte vetëm
E autori i krimit të Fatmir Ara nuk ishte i vetëm e ndoshta më shumë se dy o tre.
Hetuesit italianë po hetojnë në të gjitha pistat me pyetjet se pse është torturuar e më pas ekzekutuar Miri, siç e thërrisnin të gjithë sipërmarrësin emigrant shqiptar.
Fatmir Ara i gjetur viktimë ditën e shtunë në mbrëmje 3 shtator, në fushat e komunës së San Carlo Canavesse, ishte baba i katër fëmijëve, dy me bashkëshorten e parë e dy fëmijë të tjerë më partneren e tij të dytë me të cilën jetonte.
Fatmir Ara me shumë gjasa i njihte autorët e krimit e ndoshta kishte rënë në një kurth ku dhe u ekzekutua.
Në bazë të dëshmive e të dhënave të mbledhura deri tani Prokurorët italianë kanë ndërtuar orët e fundit të jetës së Fatmir Ara, i cili kishte dalë nga banesa në orën 7.30 të mëngjesit të së premtes, 2 shtator 2022, për të shkuar në punë e më pas është zhdukur.
Ai ka takuar ekzekutorët, në rrugën e asfaltuar që të çonte në zonën Ronchi-Ceretti ku dhe u gjet i ekzekutuar në fushën aty pranë e cila është e mbuluar nga hektarë shqope e shkurre që bëhen të vështira për t’u monitoruar.
Policia italiane ka mbledhur pamjet e telekamerave të sigurisë së shtëpive që pozicionohen pranë zonës së vrasjes për të gjetur elementë më shumë në zbardhjen autorësisë. Të dhëna më shumë do të mund të japë relacioni i autpsisë së kryer nga mjeku ligjor Roberto Testi.
Të gjitha psitat hetimore janë të hapura që nga e shkuara e tij e deri tek aktiviteti si ndërtues i vogël.
Rrethanat e ngjarjes për prokurorët që po hetojnë tregojnë se kush ka kryer këtë ekzekutim ka dashur të përcjellë dhe një mesazh për motivin e këtij krimi.