Ky edicion i Ligës së Kombeve ishte jetik për objektivin madhor të Shqipërisë, për të përsëritur historinë, për të siguruar pjesëmarrjen në “Euro2024”. Ky ishte dhe mbetet një objektiv fiks i FSHF-ës, por dështimi në Ligën e Kombeve, ka një efekt të menjëhershëm. Ashtu siç pritej, Shqipëria pozicionet në vazon e tretë, çka do të thotë se në shortin që do të hidhet në Frankfurt më 9 tetor, Shqipëria do të ketë minamilisht dy rivalë shumë të fortë. Në vazon e parë janë të gjithë përfaqësueset “big”, katër pjesëmarrësit në Final Four, Spanjë, Holandë, Itali dhe Kroacia, këtij grupi i shtohet Gjermania si vend organizator, dhe përfaqësuese të tjera të mëdha si Belgjika, Portugalia, Danimarka, Zvicra, Polonia dhe Hungaria. Sigurisht këtu ka ekipe që do të ishin komod, përfaqësuese si Hungaria që e mposhtëm dy herë, apo Polonia. Nuk përjashtohet skenari që të kemi si kundërshtarë Granit Xhakën dhe Shaqirin.
Në fazën e dytë, përveç përfaqësueseve të mëdha si Anglia dhe Franca, të gjithë ekipet e tjera do të ishin të pranueshme, ndërsa goglat mund të ri sjellin një tjetër përplasje Shqipëri-Serbi. Në vazon e katërt ndodhet Kosova, një rival i mundshëm i Shqipërisë, “vëllazërorja” mund të anulohet vetëm nëse Shqipëria “peshkon” më herët Serbinë, UEFA nuk lejon që në një grup të jetë Serbia dhe Kosova, për shkak të historisë ndërmjet këtyre dy shteteve. Nuk janë shumë komod as disa rivalë nga vazo e pestë, ekipe si Sllovakia apo Irlanda e Veriut.
BW