Për të aplikuar në universitet, hapur llogari bankare, marrë makinë me qira apo rezervuar në hotel nuk do të jetë më nevoja për një kartë fizike identiteti. Së shpejti shqiptarët do të kenë letërnjoftime digjitale me anë të së cilave do mund të marrin të gjitha shërbimet publike apo të kompanive si Facebook dhe Google. Projekti “Identiteti digjital për shtetasit shqiptarë” është një hap drejt modernizimit, integrimit në Bashkimin Evropian dhe përmirësimit të shërbimeve publike. Ky hap do të lehtësojë në mënyrë graduale proceset ekonomike si brenda vendit, por edhe në ato ndërkufitare, duke dhënë impakt pozitiv si për qytetarët, ashtu dhe për ekonominë e vendit. Pas “dritës jeshile” gjatë konsultimit publik, projektligji “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë” i hartuar nga Ministria e Brendshme ka kaluar tashmë për shqyrtim në Parlament. Kjo do të kontribuojë në modernizimin e administratës publike dhe do të lehtësojë aksesin e qytetarëve në shërbime digjitale. Kjo ndërhyrje do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, social dhe institucional të vendit, duke përmirësuar cilësinë e jetës për qytetarët e duke rritur konkurrueshmërinë e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Nisma ligjore me kosto mbi 5 miliardë lekë, qëllimi së cilës është që të zëvendësojë dokumentet fizike të identifikimit dhe dokumentet zyrtare vlerësohet të ndihmojë edhe në luftën ndaj krimit të organizuar dhe mashtrimeve në internet. Një identitet digjital i përbashkët gjithashtu mund të ndihmojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe mashtrimeve në internet, duke rritur sigurinë dhe besueshmërinë e transaksioneve online. Identiteti Digjital u prezantua për herë të parë zyrtarisht nga Komisioni Europian në qershor të vitit 2021. Një nga argumentet kryesore në favor të e-ID është pikërisht se do t’i japë më shumë kontroll qytetarëve mbi përdorimin dhe ndarjen e të dhënave të tyre personale./a2

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu