Është publikuar fotografia e Bardhe Ziçit, gruas që humbi jetën pasi u qëllua me armë gjahu nga bashkëshorti i saj, Shtjefën Ziçi, në një ngjarje të rëndë të ndodhur në Shkodër.
Ceremonia mortore për viktimën do të zhvillohet nesër, ndërsa ajo do të përcillet për në banesën e fundit në orën 12:00.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se krimi ndodhi pas një konflikti të nxitur nga xhelozia. Mësohet se autori i kërkoi bashkëshortes telefonin celular dhe pas një debati mes tyre, ai mori armën e gjahut nga banesa dhe e qëlloi për vdekje pranë portës së shtëpisë.






