Një 22-vjeçare, punonjëse policie, ka ndërruar jetë këtë të martë në Spitalin e Traumës.

Efektivja e policisë u rrëzua aksidentalisht para disa ditësh te Piramida, teksa po shpenzonte kohën me familjen.

Policia ka bërë me dije se ajo ka qenë jashtë shërbimit në momentin e aksidentimit.

Nga detajet e përcjella, redaksia e newspower.al mëson se 22 vjeçarja ka përplasur kokën në një nga shkallët, ç’ka ka sjellë edhe dëmtimin e saj të rëndë.

E reja u transportua te Spitali i Traumës, ku gjatë këtyre ditëve po merrte shërbimin shëndetësor, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu