U tha se do te mbyllej çdo gje me 31 dhjetor, por qeveria nuk e mbajti fjalen per te kaluar ne llogarite e efektiveve te policise, shperblimin e fundvitit prej 10 mije lekesh. Madje edhe sot kur po mbyllet data 2 Janar e vitit te ri 2025, ato para nuk kane kaluar ne shume prej llogarive te efektiveve ne disa qytete te Shqiperise. Duket se praktika per te bere “show” me cdo gje nuk ka te ndalur, edhe perballe atyre qe rrezikojne jeten ne sherbime, e me pagat modeste duhet te mbajne familjen. Kur te gjithe festojne, efektivet jane ne gatishmeri dhe tallje te tilla jane te patolerueshme.