Anila Prendushi Ndoka, 44-vjeçarja e cila u qëllua me një plumb në kokë nga bashkëjetuesi i saj një ditë më parë në Shkodër, vijon luftën për jetën në spitalin rajonal të kryeqëndrës së veriut. Bluzat e bardha bëjnë me dije se plumbi i ka prekur një pjesë të trurit, por fatmirësisht ka arritur të dalë. Aktualisht ajo ndodhet në intubim në reanimacionin e spitalit të Shkodrës dhe 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për jetën e nënës së 3 fëmijëve. Ndërkohë policia e Shkodrës së bashku me prokurorinë po i vijojnë hetimet për rastin në fjalë. Mësohet se prej javësh Prendushi kishte vendosur të ndahej nga 34 vjeçari Kolë Manaj, me të cilin prej 5 vitesh bashkëjetonte, por që marrëdhenia e tyre ishte më e hershme. Manaj nuk e ka pranuar këtë fakt dhe disa herë kishte kërcënuar se do të merrte veprim ekstrem ndaj vetës nëse ajo ndahej me të. 44-vjeçarja ka qenë e bindur në vendimin e saj për ti dhënë fund kësaj marrëdhënie, për arsye që familjarët nuk i dinë. Ditën e ngjarjes i riu sipas burimeve policore ka njoftuar një nga motrat e tij se do t’i japë fund jetës, e mësohet se po ashtu ka sinjalizuar edhe bashkëjetuesen. Kjo e fundit sapo ka marrë mesazhin ka shkuar ta takojë nga vendi i saj i punës disa metra më tutje, brenda automjetit ku kishte parkuar në brëndësi të një blloku pallatesh në lagjen “Mark Lula”. Aty cifti sic duket ka shkëmbyer një bidesë me tone të ashpra që ka përfunduar tragjikisht, pasi Manaj në kushte të rënduara psiqike ka shtënë në drejtim të 44 vjecares me një plumb në kokë, e më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Grupi hetimor përvec marrjes në pyetje të familjarëve, por bën kcyrjen e telefonave të viktimës dhe 44 vjecares për të zbardhur mesazhet e plota dhe bisedat mes tyre. Miqtë dhe kolegët e Anilës, pas ngjarjes kanë reaguar në rrjetet sociale duke e cilësuar atë si një nënë të përkushtuar që bënte edhe nga 3 punë, për të mos i munguar asgjë fëmijëve të saj. Anila Prendushi prej më shume se 10 vitesh punonte në qendrat komunitare të Shkodrës me shtresat në nevojë, kryesisht gra e vajza të dhunuara, apo shtresa të margjinalizuara. E paradoksalisht kjo betejë e saj, përfundoi duke rënë pre e një situate të ngjashme, ku bashkëjetuesi ngriti armën drejt saj.

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu