Qarku i Shkodrës ka marrë shumicën e vizitorëve në zonat e mbrojtura në vend. Statistikat e turizmit tregojnë se në janar-gusht 2024 ky qark u vizitua nga mbi 1 milionë persona që korrespondon me 26 për qind të totalit të vizitorëve në zonat e mbrojtura që për 8 mujorin ishte 3.8 milionë.
“Numri i vizitorëve në Zonat e Mbrojtura për muajin Gusht 2024 është 1,344,940 vizitorë të huaj dhe vendas, me një rritje prej 2% krahasuar me muajin Gusht 2023. Numrin më të madh të vizitorëve e kanë zonat e mbrojtura të Qarkut Shkodër, të ndjekur nga zonat e mbrojtura të Qarkut Berat; dhe e treta për nga numri i vizitorëve renditen zonat e mbrojtura të Qarkut të Vlorës.
Vlera e të ardhurave nga zonat e mbrojtura në Gusht 2023 është 5,845,200 lekë. Gjatë periudhës Janar-Gusht numri i vizitorëve në zonat e mbrojtura është 3,857,135 ose 17,6% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023” thuhet në përmbledhjen e buletinit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
Qarku i Shkodrës përfshin Malësinë e Madhe, Pukën dhe Shkodrën, rajone në të cilat janë të vendosur disa nga pikat më atraktive të turizmit natyror.
Gjatë gushtit numrin më të madh të vizitorëve në Parqet Kombëtare të vendit, për muajin Gusht 2024 e zënë Mali i Tomorit (48% të të gjithë vizitorëve në Parqet Kombëtare)e ndjekur nga Alpet e Shqipërisë. Ky diferencim i gushtit për Malin e Tomorit lidhet me pelegrinazhin 5 ditor që zhvillohet gjatë muajit të 8-tw të vitit ku numri i vizitorëve është i konsiderueshëm.
Sa i takon vizitueshmërisë në Monumentet Natyrore të dhënat tregojnë se numri më i madh është në Ujërat Termale të Bënjës dhe Shpella Shënandoit.
Nga të dhënat në lidhje më vizitueshmërinë në Rezervatet dhe Parqet Natyror rezulton se numrin më të madh të vizitorëve gjatë muajit Gusht 2023 e kanë vizitorët në Syrin e Kaltër (34%) të ndjekur nga vizitorët në Liqenin e Shkodrës (21%).
Numri i vizitorëve në Peizazhet e Mbrojtura të vendit tonë tregon se interesi më i madh ka qenë për Lumi Bunë –Velipojë (56%) i ndjekur nga Liqenin e Pogradecit (24%)./monitor