📍Eshtë prezantuar për banorët e Drishtit, në njësinë administrative Postribë, projekti i “Rijetëzimit dhe përmirësimit të vlerave të Kalasë së Drishtit” duke shtuar kështu një tjetër atraksion në paketën turistike të Bashkisë së Shkodrës.

Kalaja e Drishtit 🏰 (Drivastum) së shpejti do të jetë protagoniste e një ndërhyrjeje për rikualifikimin dhe nxjerrjen në pah të vlerave të një prej vendbanimeve më të vjetra në Shqipëri.

Bashkia Shkodër me bashkëpunimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit përmes studios Atelie 4 po planifikon së shpejti investimin në një prej zonave më me rëndësi për sa i përket historisë dhe trashëgimisë, duke e rikthyer Kalanë e Drishtit në një prej pikave më atraktive për turistët e vizitorët.

• Rivitalizimi i zonës së Kalasë së Drishtit;
• Evidentimi dhe përforcimi i gjurmëve historike;
• Restaurimi dhe rijetëzimi i objekteve dhe hapsirave të banuara brenda Kalasë;
• Kthimi i lagjes së banuar në gjëndje funksionale dhe tërheqëse për turistët;

Projekti do ta kthejnë zonën në një destinacion të mirëfilltë turistik duke rritur numrin e vizitorëve e duke ndikuar në zhvillimin social ekonomik të banorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu