Tragjedi në Itali, 30-vjeçari shqiptar bie nga skela 10 metra e lartë dhe humb jetën

Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasditen e djeshme në një kantier ndërtimi në San Severino.

Siç bëjnë me dije mediet italiane, i riu shqiptar është rrëzuar nga një lartësi prej 10 metrash.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. 30-vjeçari nuk punonte në kantier, por kishte shkuar jashtë orarit të punës dhe ishte ngjitur në skelë. Policia italiane ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e San Severinos.

Latest articles

Related articles

spot_img
Enable Notifications OK No thanks