Ballina Kronike Trafikuan qindra kg drogë nga Amerika Latine në BE, SPAK godet dy...

Trafikuan qindra kg drogë nga Amerika Latine në BE, SPAK godet dy grupe kriminale, njëri i i vëllezërve Koçeku, 20 masa sigurie! Në pranga Orest Sota, në kërkim Artur Shehu e Ilir Shtufi! Sekuestrohen 100 mln € pasuri

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka goditur dy kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në total janë lëshuar 20 masa sigurie, (15 arrest me burg e 5 arrest në shtëpi) mes tyre dhe ‘kokat’ e grupeve. Njëri prej tyre drejtohej nga Luçiano Koçeku e ndërsa tjetri nga Alfredo Hamzai.

Pjesë e këtyre grupeve kriminale, rezultojnë dhe biznesmenë të fuqishëm në Shqipëri, të cilët pastronin paratë e ardhura nga veprimtaria e paligjshme kriminale.

Trafiku I drogës (grupi i parë i drejtuar nga Alfredo Hamzai)Personat nën hetim Alfredo Hamzai, Ardian Zykaj, Adrian Rama, Elton Memeti, Orgest Birçaj, Orest Sota, Dritan Aga, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar nga Alfredo Hamzai, kanë marrë pjesë në trafikim masiv të lëndëve narkotike në disa shtete të Evropës, nga vendet e Amerikës Latine.

Grupi kriminal në fjalë ka vepruar në mënyrë të organizuar, duke ndarë rolet mes anëtarëve për prodhimin, transportin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, çka tregon qartë ekzistencën e një strukture të qëndrueshme dhe të qëllimit të përbashkët për përfitim financiar. Veprimtaria e tyre nuk është e rastësishme, por e përsëritur dhe e planifikuar, duke përfshirë sasi të konsiderueshme narkotikësh të destinuara për shitje.

i. Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike i kryer nga Amerika Latine (Kolumbia, Ekuador, Bolivia, Surinam, Paraguai, Uruguai, Porto-Riko e Brazil) në drejtim të Europës, kryesisht në portet Anterverp (Belgjikë) dhe Roterdam (Holandë) përmes kompanive të transportit detar në formën e qymyrit të drurit, pastave të frutave ose në pako të fshehura në kontenierë, të cilat në shumicën e rasteve janë kompani të krijuara dhe drejtuara prej tyre posaçërisht për këtë aktivitet, në bashkëpunim të mundshëm brenda shërbimeve doganore në porte të Europës.

ii. Trafikimi i lëndëve narkotike nga shtetet e Amerikës Latine drejt Europës realizohet përmes kompanive tregtare të frutave, mishit, qymyrit dhe sojës. Përpunimi dhe ekstraktimi kimik kryhet në magazina apo ambiente të marra me qira në disa shtete europiane, kryesisht në Hollandë dhe Belgjikë. Këto lëndë shpërndahen më pas në disa shtete të BE-së, me një çmim që varion nga 26,000 deri në 30,000 euro për kilogram. Shitja kryhet në territore ku dukshëm furnizimi mbulohet vetëm nga prurjet e tyre, si Belgjika, Hollanda, Britania e Madhe, Irlanda, Italia dhe Spanja.

Grupi i dytë i trafikut të drogës i drejtuar nga Luçiano Koçeku, paratë e të cilit i pastronte Ilir Shtufi dhe bizneset e tij

Anëtarët e grupit:

Artur alias Luçiano Koçeku

Abedin Koçeku

Ervin Koçeku

Astrit Vladi

Kastriot Vladi

Ilir Shtufi

Gëzim Islami

Nova Construction 2012″ (sot “Nova Group”) me Ilir dhe Kujtim Shtufit

Subjekti “LTD CO” sh.p.k. me ortak Kujtim Shtufin me 70% të kuotave dhe “Erald-G” sh.p.k të Gëzim Islamit me 30% të kuotave.

Gjatë hetimeve për këto dy grupe kriminale, figuron se i përfshirë është dhe biznesmeni Artur Shehu, një prej pronarëve që posedon pjesën dërrmuese të pronës në Zvërnec si dhe Leonard Vishaj. Nga kjo çështje ka nisur dhe hetimi për pronën në Zvërnec ndërsa SPAK ka vendosur në sekuestro preventive mbi 128 milionë euro në llogarinë e noteres Amela Mukaj, të përdorura në 3 shitblerje tokash në Zvërnec.

SPAK ka sekuestruar gjithashtu dhe pasuritë e biznesmenëve të tjerë të përfshirë në hetime.

EMRAT PËR TË CILËT ËSHTË LËSHUAR MASË SIGURIE
Artur Shehu
Leonard Bishaj
Artur alias Luçiano Koçeku
Abedin Koçeku
Ervin Koçeku
Orest Sota
Ilir Shtufi
Orgest Birçaj
Dritan Aga
Gëzim Islami
Edmond Jaupi
Alfredo Hamzai
Ardian Zykaj
Adrian Rama
Erjon Rama
Elton Memeti
Arben Ismailaj
Bensik Myftari
Astrit Vladi
Kastriot Vladi
Lajmi në përditësim…

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks