Ballina Aktualitet Beci inspekton godinat e Universitetit të Shkodrës: Vijon çlirimi i hapësirave për...

Beci inspekton godinat e Universitetit të Shkodrës: Vijon çlirimi i hapësirave për studentët dhe pedagogët

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, së bashku me rektoren e Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Blerta Dragusha, inspektuan nga afër godinat ku do të ndërhyhet në kuadër të procesit të çlirimit të hapësirave në funksion të studentëve dhe pedagogëve.

Sipas Becit, ndërhyrjet janë pjesë e një bashkëpunimi mes Bashkisë Shkodër dhe Universitetit të Shkodrës, i cili po sjell rezultate konkrete në rikthimin e mjediseve universitare në shërbim të komunitetit akademik.

Ai theksoi se synimi është krijimi i kushteve më të mira për zhvillimin e procesit mësimor dhe punës së stafit akademik, ndërsa garantoi se angazhimi do të vijojë për ta bërë Universitetin e Shkodrës një institucion gjithnjë e më dinjitoz dhe funksional për studentët dhe pedagogët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks