Partia Socialiste ka propozuar datën 11 maj, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2025. Kjo u konfirmua nga sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, pas konsultimeve që pati me kreun e Shtetit Bajram Begaj. “Propozuam datën 11 Maj për zgjedhjet. Datën me të fundit ne afatin ligjor, aq sa parashikon Kodi Zgjedhor, për t’i dhënë mundësi procesit përgatitor për votën e emigrantëve”, tha ai për mediat.

Por ndryshe nga partitë e tjera, vetëm Partia Demokratike vendosi të refuzojë ftesën e Kreut të Shtetit duke e cilësuar atë si “të njëanshëm” në këtë proces. Më vonë, Presidenti i Republikës do të presë edhe kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu