Të gjithë kandidatët që aspironin për tu bërë punonjës policie për herë të pare i janë nënshtruar një testi psikologjik.
Janë rreth 800 aplikantë që iu nënshtruan këtij provimi në Akademinë e policisë së shtetit.
Sipas të dhënave në pyetje u përfshinë ushtrime ose detyra në lidhje më mënyrën se si një person mendon, ndien apo vepron në situata tensioni apo stresuese.
Ky provim u zhvillua për dy javë ku sipas burimeve të paktën 50 aplikantë nuk e kanë kaluar testin, duke e bërë të pamundur regjistrimin e tyre ne akademi të policisë.
Një tjetër risi këtë ishte edhe marrja e një dëshmie penaliteti nëse je apo jo nën hetim nga prokuroria e posaçme SPAK./oranews