Një tërmet me magnitudë 4.1 shkallës Richterit goditi Kosovën mëngjesin e sotëm, para pak minutash. Qendra Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC) bëri të ditur se epiqendra e lëkundjeve ishte 16 kilometra në jugperëndim të Prizrenit. Po ashtu, sipas EMSC-së, tërmeti i regjistruar ishte në një thellësi prej pesë kilometrash. Lëkundjet u ndienë edhe në disa qytete tjera të Kosovës, si dhe në Shqipëri e në Maqedoninë e Veriut, gjë që u konfirmua edhe nga qytetarët në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu