Terbuni ka arritur te marre nje tjeter fitore ne kampionat. Pasditen e sotme ai ka arritur te fitoje me rezultatin 3-1 ndaj Murlanit ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive te Barbullushit, e cila ka qene e vlefshme per javen e fundit te fazes se pare te kampionatit.
Kapiteni Vildan Kaçubela ka qene ai i cili ka hapur serine e golave te kesaj ndeshje. Ne minuten e 7-te ai e ka derguar topin ne rrjeten e portes se mbrojtur nga Lensi Çaku i cili ne kete ndeshje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit per ekipin e tij. Shtate minuta me vone, pukjanet do te dyfishonin shifrat me ane te Emmanuel Longe.
Megjithate ne minuten e 16-te ka qene sulmuesi Denis Çokaj i cili ka rihapur ndeshjen duke shenuar gol per ekipin e Murlanit dhe pjesa e pare do te mbyllej me rezultatin e ngushte 2-1 ne favor te ekipit mik qe kuptohet kishte me shume cilesi ne fushen e lojes.
Gjithsesi Murlani ka rezistuar dhe rezultati ka mbetur i tille deri ne minuten e 89-te kur Kaçubela do te shenonte edhe golin e trete, te dytin personal duke sigluar ne kete menyre rezultatin final te ndeshjes me fitoren 3-1 te ekipit mik te Terbunit.
Me kete trepikesh ai eshte ngjitur ne kuoten e 20 pikeve dhe ka kaluar Beselidhjen ne renditje duke qene tashme i pozicionuar ne vendin e katert, ndersa Murlani mbetet me vetem 1 pike ne vendin e fundit, pike qe e pat marre ne “derbin” ndaj Basanias.