Teatri Migjeni i Shkodrës pjesë e festivalit mbarëkombëtar të komedisë “Koko Fest në Korçë. Ata sjellin për publikun komedinë e zezë “Gjaja”. Vetë drejtuesit e këtij institucioni kanë ndarë lajmin:
Njoftimi i teatrit:
Trupa e teatrit “Migjeni”, me datën 7 Shtator, shfaq në Festivalin Mbarkombëtar të Komedisë “KoKo Fest” komedinë e zezë “Gjaja” të autorit Xho Orton. Me regji të Altin Bashës.
Intepretojnë: Nikolin Ferketa, Pjerin Vlashi, Krist Lleshi, Jozef Shiroka, Simon Shkreli dhe Fritz Selmani.
Shfaqja nis që në hyrje të teatrit. Në familjen Meklivi ka vdekje. Dyert e mortit janë hapur për te pritur për ngushëllime. Teksa kortezhi me arkmortin e zonjës së shtëpisë bëhet gati për tu varrosur mësohet nje ngjarje tjetër, grabitja e bankës, ndërsa hajdutët ndodhen në shtëpi. Madje jane pjesë e familjes…
Vdekja më nuk ka rëndësi, por janë parat ato që duhen shpetuar. Korrupsioni i cili ka hyrë deri ne skutat më të thella të qenies njerëzore, ndërsa ndershmëria është nje gabim që tashmë është ndrequr. Situatat dhe rrethanat absurde me të cilat përballen aktorët në shfaqje janë ngjarje me të cilat përballemi çdo ditë, që ndoshta nuk duam t’i shohim.