Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pak minuta më parë në Pllanë të Lezhës.

Nga informacionet paraprake mësohet se është qëlluar me armë në drejtim të një personi, por nuk është plagosur.

Rreth orës 19:00 në sallën operative pranë policisë së Lezhës është marrë një telefonatë se është qëlluar me armë drejt shtetasit me iniciale A.H.

Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, por nuk kanë gjetur gëzhoja në vendin ku dyshohet se është qëlluar.

Për këtë ngjarje policia ka shoqëruar A.H në polici ku po jep dhe deklaratën e tij në lidhje me këtë ngjarje, dhe nëse ka mundur të identifikojë kush ka qëlluar drejt tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu