Ballina Aktualitet “Të mbrojmë pyjet, mos ndizni zjarre!”/ Kreu i Qarkut Shkodër Edmond Ndou...

“Të mbrojmë pyjet, mos ndizni zjarre!”/ Kreu i Qarkut Shkodër Edmond Ndou apel qytetarëve: Një pakujdesi e vogël mund të kthehet në tragjedi

Prej disa ditësh, Puka po përballet me disa vatra zjarri në zona të ndryshme, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kurorën e gjelbër dhe pasurinë natyrore të zonës.
Për situatën e krijuar ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, i cili ka shprehur mirënjohjen për të gjitha strukturat e angazhuara në përballimin e zjarreve.
Ndou vlerëson angazhimin e Emergjencave Civile, Bashkisë Pukë, Prefekturës, Forcave të Armatosura, shërbimeve zjarrfikëse dhe strukturave të tjera institucionale, ndërsa një vlerësim të veçantë i ka kushtuar edhe komunitetit, i cili ka qenë në krah të forcave në terren.
“Ky është një moment për të qenë të gjithë bashkë dhe për të mbrojtur atë që na përket të gjithëve: pyjet, natyrën dhe pasurinë e jashtëzakonshme të qarkut tonë”, shkruan Ndou në postimin e tij.
Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë përgjegjshmëri dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, veçanërisht në këto ditë me temperatura të larta.
“TË MBROJMË PYJET! MOS NDIZNI ZJARRE!”, është apeli i Edmond Ndout, i cili paralajmëron se një pakujdesi e vogël mund të kthehet në një tragjedi të madhe.
Sipas tij, zjarri nuk njeh kufij dhe pasojat mund të jenë të pakthyeshme, ndaj kërkohet kujdes maksimal nga të gjithë për mbrojtjen e pyjeve dhe pasurisë natyrore të qarkut Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks