Në një prononcim për mediat kreu i qeverisë Edi Rama pas mbledhjes së kryesisë së PS-së tregoi se çfarë është diskutuar në këtë mbledhje.
Ai tha se shtë diskutuat mbi buxhetin, dialogun me shqiptarët si dhe për zgjedhjet vendore.
Edi Rama: Jemi mbledhur se kemi mbyllur projekt buxhetin që është një moment i rëndësishëm. Nga ana tjetër po realizojmë një dialog të gjerë me shqiptarët në të gjithë Shqipërinë. Është një dialog që zhvillohet në vazhdimësi. Kemi diskutuar dhe se si këto të dyja bashkohen me njëra tjetrën për të konkluduar këtë periudhë të vitit si dhe kemi folur mbi projeksionin e ardhshëm ku një moment i rëndësishëm janë zgjedhjet vendore.
“Nuk kemi asnjë lloj minute për të humbur me protestën e thirrur prej atyre që kanë marrë gjysmë milioni dollarë për të bërë protesta të tilla në të kaluarën.” Kështu është përgjigjur kryeministri Edi Rama kur u pyet nga gazetarët nëse qeveria po merr masa për protestën e paralajmëruar për të shtunën.
Në një dalje për mediat pas mbledhjes së Kryesisë në selinë rozë, kryesocialisti tha se shumë shpejt koha do të tregojë se lidhjet e PD-së me Rusinë nuk janë ndërprerë.
“Nuk kemi asnjë lloj minute për të humbur me protestën e thirrur prej atyre që kanë marrë gjysmë milioni dollar për të bërë protesta të tilla në të kaluarën. Koha do të tregojë se lidhjet e tyre me likuiditetin rus nuk janë ndërprerë. Keqardhje për ata që po u shkojnë nga pas,” u shpreh Rama para gazetarëve.
Ndërsa, sa i përket zgjedhjeve lokale të pranverës së vitit që vjen, Rama tha se PS synon që t’i fitojë të gjitha bashkitë e vendit.