Superliga shqiptare kushton 39.64 milion euro! Kjo është vlera totale e klubeve shqiptare sipas “Transfermarket”, faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve dhe ekipeve. Ndërsa na ndajnë edhe 17 ditë nga starti i kampionatit për sezonin futbollistik 2024-2025, mes 10 ekipeve pjesmarrëse, ai që ka vlerën më të madhe aktualisht në treg rezulton Partizani. Të kuqtë sipas vlerësimit që ka bërë “Transfermarket” raporton newspower.al kapin vlerën e 6.5 milion eurove. Ato ndiqen nga Tirana e cila vlerësohet 4.9 milion euro, Egnatia me 4.35 milion euro dhe më pas Vllaznia që rënditet e katërta me 4.28 milion euro.
Vlerësimi i skuadrave bëhet duke u bazuar tek disa kritere, që nga përbërja e lojtarëve, mosha e tyre dhe detaje të tjera që krijojnë më pas rezultatin përfundimtar. Ndryshe nga vlerësimi i 15 korrikut, sipas newspower.al thuajse të gjitha ekipet kanë pësuar rënie në të dhënat e regjistruara këtë fillim gushti. Sa i përket ekipit me vlerën më të vogël, renditen skuadrat që i janë bashkuar këtë sezon superligës, Elbasani me nje vlere 3.7 milione euro, si dhe Bylis që është i fundit me vlere 2.05 milione euro raporton newspower.al.