Ballina Aktualitet Studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Shkodrës në vizitë studimore...

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Shkodrës në vizitë studimore në Këshillin e Evropës

Tre studentë të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” po zhvillojnë një vizitë studimore në Strasburg, e financuar nga Këshilli i Evropës, pas suksesit të arritur në konkursin ndërkombëtar “University Competition Law”, ku u renditën në vendin e dytë. Arditi, Adelina dhe Egzona, të shoqëruar nga mentorja e tyre, Prof. As. PhD Paulina Guli (Hoti), po marrin pjesë në një program vizitash dhe takimesh në institucionet kryesore evropiane, mes tyre Këshilli i Evropës dhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjatë qëndrimit në Strasburg, studentët po njihen nga afër me funksionimin e institucioneve që promovojnë dhe mbrojnë demokracinë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, duke fituar një përvojë të vlefshme akademike dhe profesionale.

Vizita konsiderohet një mundësi e rëndësishme për zgjerimin e njohurive dhe forcimin e përvojës ndërkombëtare të studentëve, të cilët përfaqësojnë me dinjitet Universitetin e Shkodrës në një nga institucionet më të rëndësishme evropiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks