Për herë të parë në Spitalin Rajonal Shkodër, është kryer me sukses stentimi i arteries karotide, një procedurë e avancuar endovaskulare që ofron një alternativë më pak invazive për pacientët me rrezik të lartë.
Kjo ndërhyrje u realizua tek një pacient 84-vjeçar, i diagnostikuar me Atak Iskemik të Përkohshëm (TIA), i cili nuk ishte kandidat i përshtatshëm për ndërhyrje kirurgjikale tradicionale. Falë këtij trajtimi modern, pacienti përfitoi një opsion më të sigurt dhe efektiv për përmirësimin e qarkullimit të gjakut në tru.
Ky sukses shënon një moment historik për Spitalin Rajonal të Shkodrës, duke e pozicionuar atë si një qendër e aftë për të ofruar protokolle të avancuara dhe trajtime moderne për sëmundjet vaskulare. Kjo arritje pasqyron përkushtimin e spitalit për të siguruar shërbime mjekësore të standardeve më të larta për pacientët. Ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu në rrjetin social shkruan: Mirënjohje për ekipin mjekësor të jashtëzakonshëm, që e bëri të mundur këtë ndërhyrje: Dr. Besmir Grizhja, Dr. Enkelejd Lohja Dr. Gledis Zaimi, Dr. Genc Nurja.
Si dhe për stafin infermieror të përkushtuar: Ermali Dibra, Afrim Bashi, Ilir Dizdari.
Ky është një hap përpara drejt modernizimit të sistemit shëndetësor shqiptar dhe një dëshmi e përkushtimit për një shëndetësi më të fortë dhe më cilësore!
#RastSuksesi #SpitaliRajonalShkodër #Shëndetësia2030 #MjekësiModerne