Drejtuesja politike e re e qarkut të Shkodrës, Elisa Spiropali është prezantuar ditën e sotme në këtë qark në krah të sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.

Gjiknuri u shpreh se ajo ka zhvilluar takime me strukturat atje dhe siguroi që Spiropali do ta çojë PS-në në këtë qark drejt rekordeve të reja.

Gjiknuri: Jemi këtu për të prezantuar drejtuesen e re politike në qarkun e Shkodrën për PS-në, Elisa Spiropali. Patëm një takim me strukturat e partisë në qark dhe theksuam direktivat e përgjithshme për rifillim e procesit të zgjedhjeve vendore pasi kemi një garë të fortë në Shkodër. Dihet që Shkodra nuk është qark i thjeshtë për ne, dhe ke mi synim që t’i fitojmë disa qarqe në Shkodër. Jam i sigurt që Elisa do të jetë në gjendje ta ngrejë punën e PS-së drejt rekordeve që ka pasur dikur.

Ndërkohë Spiropali nga ana e saj u shpreh se është shumë e lumtur që është caktuar në këtë qark nga PS-ja dhe do të punohet me energji.

Spiropali: E falenderoj kryesinë e PS-së që më sollën në Shkodër dhe është një nder që do të bashkëpunoj me ta. Unë vij shpesh në Shkodër kur isha kryetare e FRESH dhe më pëlqen energjia e këtij qarku. Ne nuk jemi për të imponuar ofertën e PS-së, por për të dhënë kandidaturat më të mira për këtë qark dhe qytetarët të bëjnë zgjedhjen e tyre. Kemi besim që kjo energji dhe kohë e shpenzuar do të vlerësohet nga qytetarët. Ne punojmë për qytetarët dhe jo për partinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu