Një valë operacioni policor, ka përfshirë disa qytete të vendit mëngjesin e sotëm, ku forca operacionale, RENEA dhe FNSH-ja, kanë kryer kontrolle në Durrës, Tiranë, Elbasan dhe qytete të tjera. Bëhet fjalë për rreth 36 urdhër-arreste të lëshuar nga prokuroria e posaçme SPAK, e cila kërkon arrestimin e disa prej personazheve të botës së krimit që kryesisht janë marë me vrasje, trafik droge dhe vepra të ndryshme penale, deri tek “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasjen”.

Edhe në këtë rast prova gjenerale, mësohet të jenë bisedat e zhvilluara në aplikacionin “Sky”, ku eksponentë të botës së krimit janë përfshirë në vepra të ndryshme penale. Mes personave që SPAK ka proceduar janë dhe anëtarë të një grupi në Elbasan. Mesohet se është firmosur urdhërarrest edhe per një ish gjyqtare e gjykatës së Elbasanit e shkarkuar.

Situata është në monitorim e sipër, ndërsa SPAK dhe policia po kryen arrestime dhe kontrolle banesash. Në total janë 36 urdhër-arreste, ku besohet 12 persona të proceduar dhe që kërkohet arrestimi janë vetëm në Elbasan./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu