Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e Vangjush Dakos me 4 vite burg për shpërdorim detyre. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi zbret në 2.8 vite burg.

Ndërkohë, për Fatmir Ejupin, topograf, inxhinier është kërkuar dënimi me 3 vjet burg për falsifikim stampash dhe formularësh.

Për Fiqiri Farrukun u kërkua dënimi për falsifikim dokumentesh me tre vjet burg . Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi shkon në dy vjet burg. Duke marre ne konsideratë moshën, gjendjen  shendetësore, dënimi do t’i pezullihet

Për Ardian Bulkun është kërkuar dënimi me 3 vjet burg, 2 me gjykim të shkurtaur, për falsifikim dokumentash. Për shkak të gjendjes shëndetësire, të një fëmije, gjendjes së tij ekonomike u kërkua të vihet në provë sa gjysma e dënimit të mbetur nga koha kur është arrestuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu