Kreu i SPAK, Altin Dumani po raporton në Këshillin e Lartë të Prokurorisë punën e këtij institucioni gjatë vitit 2024. Dumani po prezanton raportin e vitit që lamë pas, i cili është depozituar edhe në Kuvend. Seanca dëgjimore po ndiqet edhe përfaqësues të ambasadës amerikane si edhe një prokuror i OPDAT. Në nisje të fjalës së tij, Dumani falënderoi KLP si të vetmin institucion që i ka mbështetur në sulmet që i janë drejtuar SPAK. Por pavarësisht sfidave, Dumani tha se kanë vijuar me punën, duke rendituar të gjitha arritjet gjatë viti 2024 nga goditja e korrupsionit deri tek krimi i organizuar. “I vetmi institucion që ka reaguar në mbrojtje të SPAK me ngjarjet që jemi ballafaquar në 2024, por edhe gjatë 2025. Pavarësisht sfidave s’e kemi ndaluar punën duke shënuar arritje në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”, tha Dumani.
18.8% rritje të procedimeve penale për krimin e organizuar krahasuar me 2023.

“Në lidhje me krimin e organizuar, gjatë 2024 kanë pësuar një trend rritës çështjet e hetuara dhe të përfunduara. 18.8% rritje të procedimeve penale krahasuar me 2023. Një rritje me 35% vërehet edhe me hetimet e përfunduara krahasuar me 2023. Ka një përmirësim te vazhdueshëm në përfundimin e hetimeve. Gjatë 2024, janë nën hetim 33 ish zyrtarë te lartë, 2 prej tyre në 2 procedime te ndryshme secili.33 ish-zyrtarë të lartë janë vënë nën hetim gjatë vitit 2024, u shpreh kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit vjetor. Ndërkohë, për 10 funksionarë të lartë, ka pasur vendime të formës së prerë, tha Dumani. Krahas raportit vjetor, i cili është dorëzuar në Kuvend, dhe të dhënat janë bërë me dije, me interes priten përgjigjet e kreut të SPAK, mbi pyetjet e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Jemi përpjekur për komunikimin me mediat, raportet me të, i ndarë publikimi i sekretit hetimor. Cilësia është përmirësuar në lidhje me komunikimin e mediave dhe publikun.
Sigurisht ka problem te shpejtësia, lënë për të dëshiruar, në lidhje me shpejtësinë e publikimit të ngjarjeve.Kemi punuar për hartimin e strategjisë për komunikimin e medias. Ishte parashikuar për 2024, por për shkak të angazhimeve të shumta u bë këtë vit dhe u miratua kjo strategji, që shpresojmë ta rezlizojmë dhe të rrisim performancën. Bashkëpunimi me KLP në nivel të kënaqshëm. Emërimi i 3 prokurorëve ishte i rëndësishëm si proces. Ishte proces i zgjatur, por unë e vlerësoj sepse tashmë kam 3 prokurorë të shtuar që ndihmojnë punën. Vlerësojmë edhe reagimet tuaja për mbrojtjen e punës tonë, nga ju e presim këtë vlerësim dhe e mirëpresim.keni qënë i vetmi institucion që keni reaguar dhe na mbroni përballë situatave. Ka modele të ndryshme raportimi, që bëhen në fillim ose në fund. A mund të liheshin në fund këto problematika, po mund të liheshin. Ne nuk bëjmë zgjidhje ligjore. Me Kuvendin kemi qenë konkret në zgjidhjen e problematikave. I kemi thënë me detaje, si, kur, pse.Propozimet kanë qenë konkrete, si rasti i këshilltarëve, ka edhe propozime e drafte që nga 2021. Ne thjesht i bëjmë të ditura edhe te ju, që jeni qeveria jonë, që edhe ju t’i adresoni atje ku duhen adresuar, edhe ne i kemi bërë ato në Kuvend, por të na ndihmoni edhe ju. Patjetër ka vend për t’u përmirësuar”, tha Dumani në fjalën e tij për dy nga pyetjet e drejtuara.

“Duhet të udhëhiqemi nga objektiviteti dhe ligjshmëria në kryerjen e veprimeve hetimore dhe marrjen e vendimeve tona. Sa i takon adresimit, unë e thashë në hyrje të fjalës sime i vetmi institucion vendas që ka reaguar dhe iu falënderoj, ishte KLP. Por s’mund të rri pa thënë edhe bashkëpunimin shumë të mirë dhe angazhimin e drejtpërdrejtë së Policisë së Shtetit në çdo rast kur prokurorë të SPAK, apo edhe gjyqtarë, apo hetues të BBKH, kanë qenë objekt kërcënimi apo kanosje nga krimi i organizuar. Edhe KLP ka qenë i angazhuar maksimalisht në adresimin e këtyre rasteve që gjithnjë e më tepër po bëhen më të shumta dhe shqetësuese. Me ndryshimet e dhjetorit të 2023, për prokurorët e SPAK është siguruar një mbrojtje më e mirë fizike dhe sa i takon anës praktike”, tha Dumani.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu