Vetëm pak kilometra larg qytetit të Shkodrës, por banorët e njësisë administrative Rrethina përballen me problematika të shumta që prej 12 vitesh shpërfillen nga qeveria shqiptare. Nga problemi i furnizimit me energji elektrike, tek mungesa e çertifikave të pronësisë, subvencionet në bujqësi etj, janë shqetësime që rëndojnë mbi çdo familje dhe që pas 11 Majit do të jenë prioriteti kryesor i qeverisë së re të partisë demokratike. Kështu u shpreh gjatë takimit me banorët e Shtojit të Ri, kandidati për deputet i PD në qarkun Shkodër, doktor Bardh Spahia.

Banorët e kësaj zone i shprehen falënderimet e tyre kandidatit Spahia, që gjithmonë ka qënë një zë për ta dhe premtuan se në 11 Maj, do të mbështesin alternativën e PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, si e vetmja garanci që zëri i tyre të dëgjohet. Spahia garantoi se me 11 Maj merr fund diskriminimi i Shkodrës dhe veriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu