Pas lëvizjes në këshillin e qarkut Shkodër, ku Edmond Ndou dha dorëheqjen për tu emëruar në krye të Operatorit të Sistemit të Kujdesit Shëndetësor (OSKSH) për rajonin e veriut, të tjera lëvizje po pasohen në drejtoritë e Shkodrës. Kejsi Spahia kryetarja e PS, është larguar nga drejtimi i Postës Shqiptare dega Shkodër, duke u emëruar në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, duke zëvëndësuar në këtë detyrë Besara Gjurgjej, e komanduar së fundmi në këtë post. Ndërkohë në vend të Spahisë, në Postën e Shkodrës është emëruar Rubin Borshi, që më herët ka qënë drejtues i një prej rajoneve të qytetit. Pritet që në ditët në vijim emërime të tjera të krynen në disa prej drejtorive rajonale, duke u zëvëndësuar drejtuesit aktual, si: Formimi profesional, Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Karrieres, Spitali etj. Ajo që bie në sy edhe në këto emërime është dora e kryebashkiakut Benet Beci, i cili vijon të vendose për titullarët, pa pyetur se Shkodra ka prej muajsh një drejtues politik. Roli i Enea Karakaçit ka qënë tërësisht në hije deri me sot sa i përket emërimeve të reja. Beci ndërkohë i ka shtrirë tentakulat dhe në universitet me punësimet nepotike të familjarëve të tij.
Enejda Beci është emeruar specialiste pranë sektorit të prokurimeve dhe investimeve në universitetin “Luigj Gurakuqi. Kjo me bekimin e administratorit të USH, Mark Molla.






