Skënderbeu e kthen në festë, duke mposhtu me goleadë Vllazninë 1-5 në “Loro Boriçi”. Falë këtij triumfi korçarët arrijnë të sigurojnë një biletë për në “Final 4”.
Ka përfunduar java e fundit e kampionatit të rregullt në “Abissnet Superiore” teksa janë vendosur të gjitha verdiktet e sezonit, ndërsa tani i gjithë fokusi do të jetë në “Final Four”.
Egnatia e mbylli në vendin e parë me 63 pikë, po aq sa Partizani i vendit të dytë por rrogozhinasit kryesojnë falë avantazhit në ndeshjet direkt. Vllaznia u rendit e treta ndërsa Skënderbeu ja doli mbanë të siguronte vendin e katërt. Këto janë katër skuadrat që do të luftojnë për titullin kampion të këtij sezoni, teksa shorti për “Final Four” do të hidhet të hënën në stadiumin “Air Albania”, në orën 12:00.
Erzeni dhe Kukësi në sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë, ndërsa Laçi do të përballet në “play out” me fituesin e fazës “play off” të Kategorisë së Parë.
Përsa i përket rezultateve të javës së fundit, Egnatia u mund nga Tirana me rezultatin 0-3,
Partizani fitoi me Erzenin 4-0, ndërsa Skënderbeu triumfoi ndaj Vllaznisë 5-1.
Sfida Teuta – Dinamo City u mbyll me fitoren e durrësakëve 1-0, ndërsa takimi Laçi – Kukësi u mbyll me triumfin e laçianëve 2-0.