Ballina Kronike Skema e mashtrimit me “call center-at” në Tiranë, mbi 50 mln euro...

Skema e mashtrimit me “call center-at” në Tiranë, mbi 50 mln euro dëme në Evropë, 9 masa sigurie. Sekuestrohen 800 mijë euro cash!

Operacioni i zhvilluar nga strukturat e Krimit Kibernetik goditi aktivitetin e paligjshëm të disa call center-ave në Tiranë një ditë më parë.

Newspower.al mëson detaje të reja nga operacioni ndaj tre “Call Center-ave”.

Burime bëjnë me dije se gjatë aksionit janë arrestuar disa persona, ndërsa mbi 80 operatorë të gjetur në ambientet e zyrave janë shoqëruar dhe marrë në pyetje. Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar mbi 800 mijë euro cash, si dhe pajisje të shumta elektronike, përfshirë kompjutera, servera, USB dhe sisteme kamerash.

Sipas hetimeve paraprake, në total janë lëshuar 9 masa sigurie për personat e dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Konkretisht:

Arrest me burg:

  • Eduart Dalla
  • Mateo Hoxha
  • Tedi Agastra
  • Ledio Toçi
  • Xhoel Mekolli
  • Marsel Lami
  • Xhoji Hitaj

Ndalim dalje jashtë vendit:

  • Aida Vokli
  • Ledjon Cenaj

Sipas hetimeve,  Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra, dyshohet se konvertonin paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal në kriptomonedha, me qëllim fshehjen e origjinës së tyre. Gjithashtu, bëhet me dije se gjatë operacionit janë zbuluar edhe baza të tjera call center-ash, të cilat janë aktualisht nën hetim. Ky operacion është pjesë e një hetimi të gjerë ndërkombëtar, i cili ka nisur rreth dy vite më parë nga autoritetet gjermane dhe austriake.

Dyshohet se nga aktiviteti i këtyre call center-ave janë mashtruar mijëra qytetarë evropianë, ndërsa dëmi ekonomik përllogaritet të kalojë shifrën e 50 milionë eurove. Autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, vijojnë hetimet për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë dhe për të dokumentuar plotësisht aktivitetin kriminal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks