Ballina Aktualitet SKANDALI/ Start up-et! Si u dhanë grantet në bazë preferencash dhe në...

SKANDALI/ Start up-et! Si u dhanë grantet në bazë preferencash dhe në konflikt të pastër interesi, Bilali s’përgjigjet

Grantet e Start up-eve kanë qenë në fokus të investigimit të radhës së “Piranjave”. Gazetarët e emisionit investigativ kane ndjekur disa nga rastet flagrante të dhënies së këtyre granteve në bazë preferencash dhe në konflikt të pastër interesi.

Rasti i nje familjeje (babai, djali dhe vajza) të cilët ka perfituar mbi 50 milion lekë apo rasti flagrant i perfitimit të grantit për start-up nga djali i drejtorit të FSHZ, jane denoncuar në minutazhin e temës për start-up-et. Ndersa raste të tjera skandaloze, publikohen në këtë investigim, disa prej tyre pa asnje lidhje me inovacionin, nje kusht bazë për dhënie granti, siç është rasti i një të riu. Emisioni investigative publikoi këtë mbrëmje rastet flagrante të dhënies së këtyre granteve në bazë preferencash dhe në konflikt të pastër interesi.

Por, investigimi që tregonte abuzimin e ministres për Sipërmarrjen, Edona Bilali gjeti hapësirë publikimi vetëm në faqen e ‘Facebook’ të Piranjave dhe në web-in e Dosja.al. AbcNews, televizioni ku dhe transmetohet emisioni “Piranjat” e ka fshirë videon nga kanali i “Youtube”. Vendimi është marrë në mbrëmje, pasi videoja ishte hedhur njëherë në këtë kanal. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks